HANA XHAFERI, Super-talentja shqiptare nga Tetova që ngriti në këmbë publikun në Kroaci (VIDEO)

HANA XHAFERI, Super-talentja shqiptare nga Tetova që ngriti në këmbë publikun në Kroaci (VIDEO)

27/08/2018 Off

Postimi është lexuar 102 herë!

Nuk i ka mbushur as 18 vjeç dhe ka mahnitur të gjithë të pranishmit në qytetin bregdetar, Vodice në Kroaci me interpretimet e saj. Kjo është Hana Xhaferi nga Tetova, e cila mahniti publikun gjatë paraqitjes së saj në KARAOKE SHOW .

Edhe pse është shumë e re, Hana Xhaferi ka arritur një sukses të madh në edicionin e fundit të KARAOKE SHOW duke mar edhe mirënjohje speciale.

Ajo është vlerësuar nga kritikë të ndryshëm të muzikës. Ata e kanë vlerësuar se si ajo ka zërin e bukur dhe paraqitjen e bukur. Ndërkaq, tani pas përfundimit të këtij edicioni, Hana Xhaefri thotë se më muzikë ka filluar të merret qëkurse kishte 9 vjet dhe për këtë në fillim kishte punuar shumë, por jo edhe tani.

Ndërkaq, tani ajo jeton në Tetovë dhe thotë se aventura në ALBANIAN STAR para nje viti ka qenë shumë interesante për të.

“E tëra kishte filluar kur kam qenë në klasën e tretë, kur edhe kam filluar që të luaj në piano. Me punë kam rritur të tregoj talentin tim. Në këtë aspekt me ka mësuar shumë edhe mësuesja e ime dhe më ka përkrahur babi dhe mami im, që janë adhurues të mëdhenjë të muzikës, Ne ALBANIAN STAR aplikova dhe morra pjese para nje viti ”, thotë ajo në një bisedë të shkurtër për portalin AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Ajo rrefen se kishte pritur pak dhe më të parë konkursin në ALBANIAN STAR, ajo nuk kishte hezituar dhe kishte marrë pjesë në konkurs.

“Me të dëgjuar për audicionin, kam biseduar me babin dhe mamin dhe kam shkuar atje. Prindërit kanë pranuar dhe me kanë ndihmuar shumë në këtë aspekt. Për mua ishte një përvojë emocionuese të marrësh pjesë në një garrë të këtillë” shprehet Hana Xhaferi.

Hana Xhaferi edhe pse e sprovuar disa herë para publikut, ajo thotë se është vetëkritike dhe shpesh është nervozuar kur ka gabuar në ndonjë notë. “Megjithatë e kam vazhduar këngën”.

Për të ardhmen, Hana thotë se ende nuk ka vendosur, por do të këndojë më shumë muzikë të lehtë.

“Sepse është një zhanër që do të me ndihmojë shumë, por normalisht nuk do të lë pas edhe përzierjen në ndonjë zhanër tjetër pasi që e kam sprovuar veten atje shumë”, thotë ajo.

Megjithatë, Hana thotë se të ardhmen e saj e sheh më shumë si një mjeke,pasi tani është duke mësuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejnë” në Tetovë.

Prindërit e saj, Gajur Xhaferi drejtor dhe mjekë i Poliklinikës private MERKUR në Tetovë dhe Lirije Xhaferi, profesoresh e gjuhën shqipe qe e përkrahin vazhdimisht Hanën.