Han dhe Riker këtë javë në Shkup, “misioni i rëndësishëm”!

Han dhe Riker këtë javë në Shkup, “misioni i rëndësishëm”!

24/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, të enjten do të vizitoj Shkupin. Në kuadër të vizitës së tij, ai do të takoj edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev me të cilin është parashikuar edhe konferencë e përbashkët për media pas përfundimit të takimit. Han do të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës. Vizita e Hanit vjen në një periudhë kur vendi po përballet me aferën e rastit “zhvatja” si dhe dështimit të dialogut politik mes pozitës dhe opozitës për të gjetur zgjidhje për ligjin e Prokurorisë Speciale.

Komesari Han, përpos Shkupit, do të vizitoj edhe Prishtinën dhe Beogradin. Vizita do të ketë karakter rajonal dhe do të fokusohet edhe për dialogun Prishtinë – Beograd. Hahn muajin e kaluar i bëri thirrje Serbisë që të përshpejtojë procesin e reformave dhe me vendosmëri më të madhe të punojë për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen demokratike.

Ndërkaq, Shkupi zyrtar këtë javë do të presë në vizitë edhe ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili do të viziton edhe Greqinë. Riker vjen për të diskutuar rreth çështjeve bilaterale dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së po ashtu, do të takoj edhe deputetët dhe përfaqësuesit e opozitës.

Riker më herët ka deklaruar se administrata në Uashington është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur dhe se procesi duhet të shkoj deri në fund dhe vendi të bëhet anëtare e 30 e NATO-s dhe t’i filloj negociatat për anëtarësim të plotë në BE.