Hamilton: Durimi është çelësi i suksesit

Hamilton: Durimi është çelësi i suksesit

08/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Piloti britanik i Mercedesit, Luis Hamilton, ka fituar 6 nga 9 garat e zhvilluara deri më tani, duke u ngjitur 8 herë në podium dhe kryeson me meritë renditjen e botërorit.

“Mendoj se ky është sezoni im më i mirë, të paktën deri më tani. Kurrë më parë nuk e kisha nisur kaq mirë një kampionat”, deklaroi Hamilton për “L’Equipe”.

Gjithsesi, për britanikun çelësi i sukesit është një tjetër.

“Durimi. E rëndësishme është që në çdo moment, në çdo garë, në çdo situatë të jesh i durueshëm dhe produktiv. Në Austri nuk ishim aq të shpejtë, por nuk ka rëndësi, pasi kemi shumë pikë avantazh. Marrim gjërat pozitive dhe shohim përpara”, tha Hamilton, që ka 31 pikë avantazh karshi shokut të tij të skuadrës Valteri Bottas.