Hahn: BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë të Maqedonisë në proceset integruese

Hahn: BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë të Maqedonisë në proceset integruese

02/02/2019 Off

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn e ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO javën e ardhshme dhe paralajmëroi se BE do të jep mbështetjen më të fortë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE këtë vit.

“Nga zemra përgëzoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për bërjen e hapave thelbësor në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë, hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian që të ndodhë këtë vit”, shkruan Hahn në rrjetin social “Twitter”./Telegrafi/