Gjoks pule me salcë kremoze, limon dhe hudhra; receta e cila nuk ju shëndosh sado që hani

Gjoks pule me salcë kremoze, limon dhe hudhra; receta e cila nuk ju shëndosh sado që hani

24/03/2019 Off

Gjoksi i pulës është edhe pjesa më e shëndetshme, ndaj mund të hani sa të doni kjo pjatë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
4 gjokse pule,
3 lugë vaj ulliri ose gjalpë,
1 qepë e vogël, e grirë imët, kripë e piper,
250 ml lëng pule i valuar,
3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur,
4 thelpinj hudhër,
1 lugë e vogël spec i kuq pluhur,
150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë,
2 lugë majdanoz i grirë,
1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën dhe
½ limon i prerë në feta të holla.

PËRGATITJA: Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë.

Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur.

I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak.

Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës.

E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.