Gjërat pozitive dhe negative që sjell ngrënia në Fast Food

Gjërat pozitive dhe negative që sjell ngrënia në Fast Food

29/12/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Një nga gjërat pozitive të konsumimit në fast food është se mund t’i hani shpejt, mund t’i merrni edhe kur jeni në lëvizje dhe iu japin një ndjesi ngopjeje.
Por kanë dhe anën e keqe e cila është shumë e dëmshme, madje dhe në disa stumini janë të njohura për krijimin e depresionit.

Këto ushqime kanë sasi të lartë të kripës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë: presionin e lartë të gjakut, sëmundjen e zemrës, sëmundjen e veshkave etj Ju duhet të merni maksimumi 2-3 lugë kripë në ditë!

Ushqimet që janë në sasi të lartë të kripës përfshijnë mish të përpunuar, disa ushqime të konservuara, djathë,salca, turshitë etj. Ushqimet në fast food nuk kanë shumë fibra dhe proteina.

Ne kemi nevojë për proteina dhe fibra për mbajtjen e muskujve të shëndetshëm, rritjen e qelizave, për të ndërtuar dhe riparuar indet dhe për të balancuar hormonet.

Sheqernat e shtuara në ushqim janë për fat të keq një realitet me të cilin duhet të jetojmë.Për t’i dhënë më shumë shije ushqimeve, ata përdorin sasi të lartë sheqeri, transmeton living.al.

Burrat duhet të konsumojnë maksimumi 9 lugë çaji sheqer ndërsa femrat duhet të marin 6 lugë çaji ose më pak (3).Ato rrisin nivelin e kolesterolit të keq duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës .Këto ushqime të përpunuara janë kontribues në obezitet, sëmundjet e zemrës dhe problemet e frymëmarrjes.

Tani e dimë se çfarë duhet të shmangim në ushqime të shpejta.Kur të bëni porosinë kini parasysh këto këshilla Kur të porositni hamburger ose sanduiç, shmangni ushqimet e skuqura siç janë patatet e skuqura dhe zëvendësojini ato me patate të pjekura.

Zgjidhni pulën e pjekur në skarë si një alternativë më të shëndetshme.Duhet t’i largoni majonezën, ketchupin,salcat e ndryshme sepse janë jashtëzakonisht të larta në kripë dhe sheqer.Shmangni djathin e tepërt, kërkoni një sasi minimale djathi nëse porositni pica.

Zgjedhni një kore të hollë në vend të asaj klasike. Kjo do të thotë më pak brumë ,më pak yndyra në formën e karbohidrateve. Shmangni pije të gazuara, zgjidhni çaj jeshil ose ujë për një vakt të shëndetshëm.