Gjashtë lojtarë që mund të largohen nga Real Madridi gjatë verës

Gjashtë lojtarë që mund të largohen nga Real Madridi gjatë verës

05/03/2019 Off

Planet e Real Madridit, për ta rinovuar plotësisht skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës, do të fillojnë me shitjen e disa lojtarëve që e kanë humbur besimin e klubit, si Isco, Bale, Marcelo, Mariano, Vallejo dhe Brahim.

Ky sezon jo edhe aq i mirë i Real Madridit do të përfundojnë me pasoja për një numër të futbollistëve, të cilët mund të transferohen, ose të shiten ose të huazohen, nga Santiago Bernabeu, për të krijuar hapësirë për lojtarë të rinj, transmeton Gazeta Express.

Isco

Isco e gjen veten në një situatë të vështirë më trajnerin Santiago Solarin dhe ai mund të jetë duke shpresuar se një trajner i ri do të vijë verës. Nëse kjo gjë ndodh, atëherë Isco ka mundësi të qëndrojë edhe më tej në Real Madrid. Megjithatë, klubi ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e spanjollit dhe mund të jetë i gatshëm ta shesë atë.

Gareth Bale

Uellsiani është kritikuar edhe nga klubi, edhe nga tifozët, pasi që ata janë lodhur nga sjellja e tij. Paraqitjet e tij nuk kanë shumë të mira dhe kjo ka bërë që në vend të tij të hyjë Lucas Vazquez. Këtë verë, klubi është i gatshëm ta shesë 29-vjeçarin.

Marcelo

Rasti i Marcelos ishte më i paprituri. Braziliani kishte thënë se ndihet si në shtëpi në Madrid dhe se dëshiron të pensionohet në Bernabeu. Por, Solari preferon të luajë me Sergio Reguilonin në vend të tij dhe kjo ka bërë që Marcelo ta kërkojë transferimin në Juventus.

Jesus Vallejo

Duket se marrëveshja për transferimin e Eder Militaos nga Porto është afër përfundimit. Pasi që braziliani po vjen për ta zëvendësuar Sergio Ramosin dhe Raphael Varanen kur ka nevojë, duket se 22-vjeçari Vallejo do të huazohet, pasi e kishte kaluar një sezon i huazuar në Frankfurt. Real Madridi preferon ta dërgojë atë diku ku do të luante për pjesën më të madhe të sezonit, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.

Mariano Diaz

Mariano ka qenë mjaft zhgënjyes që kur u transferua nga Valencia këtë verë. Ai nuk ka performuar në nivelin që pritej dhe rrallëherë inkuadrohet nga Solari. Pas vetëm një sezoni në Bernabeu, ai mund të detyrohet të largohet përsëri. Real Betisi është klubi që ka shprehur më së shumti interesim për të.

Brahim Diaz

19-vjeçari Brahim Diaz i ka luajtur gjithsej 24 minuta që kur u transferua nga Manchester City, gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse ai nuk aktivizohet për më shumë minuta deri në qershor, Florentino Perezi mund të vendosë ta huazojë atë në ndonjë klub ku mund të luajë më shumë dhe ta vazhdojë zhvillimin e tij si futbollist.