Gazetari britanik mahnitet nga Grida Duma dhe ka disa këshilla për shqiptarët

Gazetari britanik mahnitet nga Grida Duma dhe ka disa këshilla për shqiptarët

12/02/2019 Off

Pasi e ka intervistuar ai ka nxituar të shprehë kënaqësinë që i dha takimi me të.

Ai ka këshilluar shqiptarët që të kujdesen për të pasi sipas tij ajo po bëhet politikania më e mirë në botë.

Gjithashtu Ian Pelham Turner shprehet se Duma është një femër inteligjente, që flet me ndjenja dhe pasion.

“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shprehet gazetari.(TemA)