Fjolla Morina thumbon Tunën: Ajo ka probleme me të gjithë

Fjolla Morina thumbon Tunën: Ajo ka probleme me të gjithë

13/01/2019 Off

Këngëtarja Fjolla Morina bëri bujë kohë më parë kur u publikua lajmi se gjatë një prezence televizive të saj ajo tha se nuk do të bashkëpunonte me Tunën.

Fjolla ishte prezente në emisionin “Thumb” me Fatmën dhe Aulonën, ku natyrisht nujk u shpëtoi pohimeve të forta.

Ajo ka folur për raportet me estradën, duke thënë se ka raporte me të gjithë, përveçme Tunën.

Ajo thotë se këngëtarja shkupjane ka probleme me të gjithë dhe nuk e vlerëson për këtë fakt, por se e respekton vetëm si nënë.

“Unë me Tunën nuk kam paur kurrë raporte dhe as kurrë nuk do të kem ndonjëherë, nuk është se kam ndonjë gjë personale me të, por se di, njerëzit që kanë probleme me të gjithë unë nuk i vlerësoj, unë e respektoj si nënë që është, kaq”, potencoi Fjolla Morina.

Fjolla u komentua shumë së fundmi në mediat rozë për një imazh provokativ që publikoi e ku shfaqet në shtrat me dy meshkuj.

Projekti më i fund i këngëtares seksi është “Fustani”. /Telegrafi/