Familjarët e “grupit të Kumanovës” kërkojnë drejtësi

Familjarët e “grupit të Kumanovës” kërkojnë drejtësi

26/11/2018 Off

Postimi është lexuar 24 herë!

Mbledhja e Qeverive në Pejë është shoqëruar me protesta të qeta. Familjarët e të dënuarve për rastin e Kumanovës e kanë përcjellje nga jashtë mbledhjen e dy Qeverive në Pejë. Ata nga dy krerët e Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, kërkuan drejtësi për familjarët e tyre të burgosur në Maqedoni. Kërkesa e tyre kryesore ishte që të djemtë e dënuar, të lirohen nga burgu.

“Na kemi dal me kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë që le të lexon Kushtetutën e vet ku thuhet me i mbrojtur shqiptarët kudo që janë. Na po kërkojmë vetëm drejtësi, me dal e vërteta në shesh dhe drejtësia me triumfuar.”

“Kemi dal sot në protestë për kriminelët e shqiptarëve. Gruevskin shqiptarët e liruan, i cili është krimineli më i madh ndaj shqiptarëve. Andaj kemi dal. Bashkëpunim Shqipëria, Mali i Zi. Tani po kërkojmë drejtësi për djalin tonë dhe për të gjithë ata djem dhe patriotë që janë aty.”

“Kërkojmë prej Qeverisë që t’i lirojnë nga burgu sa më shpjet. Le të marrin masa edhe prej Qeverisë së Shqipërisë edhe prej të Kosovës”