Erolld Musliu jep “goditjen” e radhës, largon nga puna Sinisha Aleksovskin

Maqedonia e Veriut

Drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, ka marë një vendim të rëndësishëm. Siç mer vesh gazeta Lajm nga burime në kabinetin presidencial, Musliu i ka dhënë vendim për përjashtim nga puna Sinisha Aleksovskit, i cili konsiderohej si njeriu më i fuqishëm në kohën kur president ishte Gjorge Ivanov. Para ca kohe Musliu ka suspenduar nga puna Aleksovskin, kurse burimet tona thonë se e ka përjashtuar përfundimisht.

Aleksovski ishte këshilltar për siguri i presidentit Ivanov dhe shumë herë publikisht është përmendur te rasti “Monstra”, te “Lagja e Trimave” dhe në raste tjera. Burimet tona thonë se pikërisht ky ka qenë shkaku pse ai është përjashtuar nga puna. Aleksovski sot u paraqit edhe në gjykatë lidhur me rastin “Monstra”.

Kur u emërua drejtor Erolld Musliu, BDI shprehi haptazi kundërshtime, prandaj tani janë paraqitur dyshime në qarqe të caktuara, nëse me këto kundështime ndaj Musliut, BDI ka tentuar ta mbrojë Aleksovskin.

Ndryshe gjatë qeverisjes së kaluar, një nga lëvdatat kryesore që ia bënin vetes një grup i njohur si “integristë” ishte: “jam shok i ngushtë me Sashën”, ose “jam shok i ngushtë me Sinishën”. /almakos