Era Istrefi do ta përmbyllë Kampionatin Botëror, tregon se a do flasë shqip?

Era Istrefi do ta përmbyllë Kampionatin Botëror, tregon se a do flasë shqip?

28/06/2018 Off

Postimi është lexuar 48 herë!

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi tashmë është bërë e ditur se do jetë në përmbyllje të Kampionatit Botëror.

Në një linje direkte përkrah presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ajo ka pranuar se do të jetë në mbyllje të finales.

E pyetur se a do të flasë shqip në këtë event të madh, për të prezantuar vendin tonë, këngëtarja u shpreh se: “Do e gjej mënyrën”.

Pritet se çfarë surprize do sjell Era gjatë performancës së saj me këngën “Live it up”, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Mbase, shqiponja dykrenare do jetë e pranishme edhe në fund të Botërorit.