Ekskluzive/ Vullnet Ferati, nënkryetarë i Aleancës për Shqiptarët

Maqedonia e Veriut

Nga burime të sigurta brenda ASH-së, mësohet se në këto çaste Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët është duke mbajtur mbledhjen e rradhës të Kryesisë Qendrore, në selinë e kësaj partie në Tetovë, ku në rend të ditës është edhe plotësimi i vendit vakant të nënkryetarit të partisë, për zonën e gjashtë zgjedhore.

Nga eksponent partiak, ekskluzivisht për Fol, mësojmë se Vullnet Ferati, ish kandidati i propozuar nga Aleanca për Ministër të Shëndetësisë, unanimisht u zgjodh për nënkryetarë të ri të Partisë Aleanca për Shqiptarët.

Me këtë emërim, thuajse rrumbullaksohet ekipi i Ziadin Selës, pretendent që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen të jetë edhe fitues absolut i zgjedhjeve në kampusin politik shqiptar./Fol/