Dy “ARMË” të reja kundër lajmeve të rreme në mediat sociale

Dy “ARMË” të reja kundër lajmeve të rreme në mediat sociale

29/05/2018 Off

Postimi është lexuar 63 herë!

Studiuesit e Universitetit Indiana, të cilët kanë në fokus mediat sociale, kanë përditësuar dy programe që luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër dezinformimit online.

“Hoaxy” dhe “Botometer” janë lançuar nga Fondi Knight për keqinformimin. Një tjetër mjet është krijuar për t’i bërë njerëzit “konsumatorë” të zgjuar të lajmeve.

Ndryshimet që u janë bërë “Hoaxy” dhe “Botometer” kanë për qëllim t’i bëjnë ato më të përdorshme nga gazetarët dhe lexuesit e nivelit mesatar.

“Hoaxy” është një motor kërkimi që u tragon përdoruesve se si lajme nga burime pak të besueshme shpërndahen në Twitter. “Botometer” është një aplikacion që u jep përdoruesve një renditje në bazë të pëlqimeve që ka llogaria.

Funksionet e reja i japin mundësi përdoruesit të mësojë se cilat lajme janë trend në Twitter, përfshirë këto edhe ato pak të besueshme. Po ashtu, ato tregojnë se sa prej atyre që po I shpërndajnë këto lajme mund të jenë “të dyshimtë”.

Funksionet e reja u prezantuan në Simpoziumin Ndërkombëtar të Gazetarisë Online në Teksas nga Giovani Luca Ciampaglia, një studiues në IU Netëork Science Institute