Drejtorin që nuk e do BDI-ja, Erolld Musliu e bën Agjensionin për Zbulim të flet edhe shqip

Maqedonia e Veriut

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut për drejtor të Agjencisë së Zbulimit, njërën prej agjencioneve më të rëndësishme në shtet, u emërua shqiptari Erolld Musliu.

Ky emërim hasi në kritika të ashpra nga ana e BDI-së, edhe pse Musliu ishte dëshmuar si profesionist edhe nga agjencitë e huaja perendimore.

Siç mëson Almakos, Erolld Musliu (edhe pse nuk e do BDI-ja), ai po sa është ulur në drejtorinë e Agjensionit për Zbulim, menjehëherë ka filliar të vendos në zbatim edhe gjuhën shqipe, duke vendosur tabelën në hyrje të këtij institucioni në dy gjuhë, po ashtu edhe ueb – faqen, por dhe gjithçka tjetër i ka kthyer edhe në shqip./Almakos