Diskriminim i skajshëm i nëpunësve shqiptar në zyrën e Avokatit të shtetit

Diskriminim i skajshëm i nëpunësve shqiptar në zyrën e Avokatit të shtetit

13/07/2018 Off

Nëpunësit shqiptarë të trajtohen si jetim në administratën publike. Askush nuk kujdeset për promovimin e tyre në karier. Edhe pse janë punësuar para dhjetë vitesh dhe në ndërkohë kanë mbaruar edhe fakultet dhe master, shumica e tyre ende ushtrojnë detyra për administratorët fillestar.

Kështu ndodhë edhe me nëpunësit shqiptar në administratën e Avokatit të shtetit të Maqedonisë. Ato do të vazhdojnë të mos përparojnë në karier deri sa insitucionet të vendosin se kush duhet ta bëj avansimin e tyre. Askush nga Avokati i shtetit nuk shpjegon pse nuk avancohen nënpunësit shqiptar. Përgjigja e vetme që morrëm nga ky institucion ishte se personi që duhej të përgjigjet është i zënë.

Edhe Agjencioni për nënpunësit shtetëror shmang përgjegjësinë për këtël situatë apsurde me nëpunësit shqiptar dhe përgjegjësin e hedhin në Ministrinë e Shoqërisë informatike dhe administrartës.

Por, as ministria nuk ndihet përgjegjëse duke thënë se nuk përzihen në kompetencat e institucioneve lidhur me avansimin e nëpunësve edhe atëherë kur ka shkelje drastike dhe diskriminim. Sipas tyre, ndryshimet e fundit ligjore mundësojnë avancimin e nëpunësve në tre pozita në hierarki.

Përgjigje racionale për anashkalimin e nëpunsve shqiptar në zyrën e Avokartit të shtetit nuk ka as Qeveria. Përgjigja e tyre është për të nënçmuar intelegjencën e shqiptarëve duke kur thonë se të gjithë të punsuarit kanë të drejtë avancimi.

Sipas informacioneve të Almakos në zyrën e Avokatit të shtetit punojnë gjithsejt 107 nëpunës, prej të cilëve 21 janë shqiptar dhe të gjithë pa përjashtim kanë titullin e referentit më të ri ose bashkëpuntorit më të ri edhe pse kanë përvojë 10 vjecare në këtë instuticion.

Pas mbarimit të mandatit të avokatit të shtetit, Naser Ajdari, i cili është zgjedhur në Gjykatën supreme, nënpunësit shqiptar jo vetëm që nuk avansohen, por degradohen. Ata ankohen se u bëhen padrejtësi të shumta dhe ushtrohet mobbing nga drejtuesit e kësaj zyre.