Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen nga koleget e tyre që të mos votojnë për ndryshime kushtetuese

Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen nga koleget e tyre që të mos votojnë për ndryshime kushtetuese

08/10/2018 Off

Postimi është lexuar 126 herë!

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilët ka disa ditë që kolegët e tyre nga LSDM-ja dhe BDI-ja i shohin edhe njëherë argumentet për përkrahje të ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, ankohen para tyre dhe para ambasadorëve të huaj se janë duke u kërcënuar me jetë nëse i përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Siç bën të ditur Sdk.mk, ata që janë kërcënuar, në telefonat e tyre kanë marrë kërcënime nga kolegët e tyre. Në disa nga kërcënimet janë bërë nëpërmjet sms porosive, viberit dhe në Whats App, në kërcënime përmenden edhe fëmijë, transmeton Portalb.mk.

Gjoja se për shkak mosbesimit në MPB dhe në Prokurori se mund t’ju ofrojnë mbrojtje përkatëse, deputetët e VMRO-DPMNE-së tani për tani nuk i publikojnë kërcënimet.

Përkrahja e ndryshimeve të amendamenteve kërkohet me garancion se votimi në Kuvend do të jetë i fshehtë, në pajtim me Rregulloren. Kjo do të thotë se votimi do të bëhet në buton të mbyllur në Kuvend, ku çdo deputet do të merr pjesë personalisht dhe do të votojnë në mënyrë sekrete “për” ose “kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Deri dje, sipas burimeve të ekipeve negociatore, thuhet se mungojnë edhe tre vota për sigurimin e dy të tretës së shumicës për ndryshimet kushtetuese. Se a është ndërruar ky numër sot, ende nuk dihet, por dëgjohen burime nga VMRO-DPMNE-së se shumicës së grupit të deputetëve i përgatitet surprizë nga ato deputetë që janë pajtuar të votojnë në mënyrë sekrete për amandamentet.

Sipas skenarit, pak para të votimit sekret, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do ta lëshojë Kuvendin. Me to, thonë burimet e Sdk.mk, do të duhet të dalin edhe bashkëpartiakët e tyre që synojnë ta përkrahin marrëveshjen, që të mos zbulohen se cilët janë.

Për shkak të kësaj, sërish në tavolinë dje është kthyer opsioni i zgjedhjeve parlamentare që të arrihen afatet për fazat e verifikimit të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, që duhet ta ratifikojë në afat edhe Kuvendi i Greqisë. Për aplikim të Kodit Zgjedhor me Modelin e Qeverisë së Përzhinos, thonë nga LSDM, nuk ka kohë që të pritet sepse rezultati nga gjykimi për sulmin e organizuar në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, nuk dihet sa do zgjasë.

Nëse ka shpallje eventuale të fajtorëve për sulmin në Kuvend dhe aktvendime eventuale për pesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga grupi parlamentar do të largohen katër deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët me Nikolla Gruevskin janë pesë. Plus edhe deputeti i partisë socialistike, që bëhen gjithsej gjashtë.

Në vend të tyre duhet të vijnë deputetë që janë në radhë në listë pas tyre nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, njerëz që janë konsideruar si të margjinalizuar dhe të cilët nuk kanë lidhje as me bllokadat shumë mujore nga dhjetë grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, as me sulmin në Kuvend, ndërsa një pjesë e tyre nuk janë as të kësaj partie.

Natën mes 6 dhe 7 tetorit në orën 03:00, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili pret akt sulmues për dënimin dy vjet me burg në rastin e PSP-së, “Tank” për furnizimin e Mercedesit me vlerë rreth 600.000 euro, përmes Facebook-ut ai iu drejtua deputetëve të partisë së tij. Ai u tha të përmbahen dhe të mos votojnë “për” amendamentet kushtetuese.

Por, duhet të kihet parasysh se Gruevski ndiqet edhe në shumë raste të tjera të PSP-së, në të cilat gjithashtu parashihet dënime me burg.