Diaspora ka humbur besimin tek partitë shqiptare në Maqedoni

Diaspora ka humbur besimin tek partitë shqiptare në Maqedoni

21/08/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Shkruan Qenan Aliu

Diaspora ka humbur besimin tek partitë politike.Në veçanti diaspora shqiptare.Ata nga dëshprimi i madh,kanë aritur vetëdijsimin e plotë se nuk do të shërbejnë më vetëm si maqineri votuese dhe aset financiar i politikanëve mashtrues dhe hajdut. Ky dëshprim dhe mosbesim u shpërfaq sidomos në zgjedhjet e fundit të parakohëshme parlamentare.Sipas rregullativës ligjore nuk pati aplikime për interesim votimi ,pra interesimi ishte aq minorë saqë nuk u plotësua minimumi i minimumit as për një mandat përfaqësuesi.Dhe si rezulltat i kësaj votimi në diasporë dështoi.

Për çudi edhe Referendumi i përcaktuar për me 30 shtator ka të ngjarë të mos e intrigojë diasporën shqiptare për të votuar,apo interesimi mund të jetë minorë.Shtrohet pyetja PSE ? Nuk i intrigonë as pjesa e parë e pyetjes së referendumit që etablon integrimin për në BE dhe NATO. Mbase ata thuaja se edhe praktikisht janë të integruar në BE,janë administrativisht të sistemuar në shum shtete të BE-së. Fundja , mërgata si duket e ka në dijeni se në BE bashkoen popujt e jo shtetet. Dhe pa dyshim se hezitojnë të mbështesin edhe pjesën e dytë të pyetjes lidhur me mbështetjen e marrëveshjes me Greqinë, sepse në brendinë e sajë e kanë detektuar ANASHKALIMIN perfid të shqiptarëve në Maqedoni si faktorë kyç historik, demografik,ekonomik dhe politik në Maqedoni.

Mërgata Shqiptare ,mbase edhe është e organizuar me subjektivitet legal në Lidhjen e Diasporës Shqiptare në Evropë e SHBA.Andaj sado që partitë politike shqiptare në Maqedoni të injorojnë këtë subjektivitet të diasporës do të pësojnë humbje dhe do të mbeten të dështuar .

Mërgata ka shpërfaqur konkluzionin vis a vi partive politike – mos mendoni se ne jemi budallenjë,por ne mbetemi të mashtruar sepse ju besuam më shum seç ju meritoni !