Der Standard: Shqiptarët mburojë kundër ndikimit rus në Maqedoni

Der Standard: Shqiptarët mburojë kundër ndikimit rus në Maqedoni

11/07/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Ftesa ndaj Maqedonisë vjen vonë për shkak të kontestit të emrit. Në rast tjetër ajo do vinte përpara dhjetë vitesh.

Samiti i NATO që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel do i jap ftesë zyrtare kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, megjithatë përpara se vendi i vogël ballkanik të jetë anëtari i 30-të i paktit veri-atlantik duhet të votojë “po” në referendumin e fund shtatorit dhe të dalin mbi 50 përqind e votuesve.

Kjo është pak e vështirë, pasi partia opozitare VMRO-DPMNE po mobilizohet prej tani që të shmang referendumin në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe t’u tregojë maqedonasve se bëhet fjalë për ndryshim identiteti.

Shqiptarët strikt pro ndryshimeve

Komisioni Evropian duke u treguar i matur ka evituar përmendjen e “Maqedonisë Veriore” si emër, për shkak se njëherësh presin rezultatin e referendumit. Shumica e banorëve në Maqedoni janë për anëtarësim në NATO. Por kjo vjen si pasojë e numrit të madh të shqiptarëve që e mbështesin, kurse të popullsia sllavishtfolëse ka shumë kundërshtarë të NATO.

Mburojë kundër Rusisë

Zgjidhja e kontestit të emrit do i hapte Maqedonisë edhe rrugën evropiane, por këtu ka kundërshtime prej Francës, Holandës dhe Danimarkës. Anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm, pasi mban në kufijtë ballkanik ndikimin e Rusisë. Veçanërisht gjatë periudhës së qeverisjes së VMRO-DPMNE u ngrit ndikimi rus, duke qenë edhe vend vendimtar për politikën energjetike. Qeveria e kaluar maqedonase kishte modelin “Putin” – një burrë të fortë në krye, institucione të dobëta dhe shpërbërja e shtetit ligjor.