Dënohet me 2 vjet burg ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski

Maqedonia e Veriut

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është dënuar me 2 vite burg për rastin “Tanku”. Sipas mediave maqedonase ish -kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjykata Penale shpalli fajtor për rastin “Tanku”, përveç ish kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe ndihmësministrin Gjoko Popovski, të cilin e dënoi me 6 vite e 6 muaj burgim.

Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve, por pa praninë e Gruevskit, sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngirtur gjithsej pesë aktakuza.

Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski.

Gjoko Popovski sipas Gjykatës ka keqpërdorur pozitën e punës dhe me veprat që i ka bërë, plotëson kushtet për aktakuzën që është ngritur kundër tij. Popovski pa dyshim ka qenë fytyra përgjegjëse që ka qenë ndërmjetësues në blerjen e Mercedesit, tha Kacarska.

Veprat e Gruevskiut po ashtu plotësojnë elemtentet për pranimin e shpërblimit dhe plotësojnë elementet e aktakuzës kundër tij. Në këtë rast nuk ka dyshim se ka keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër për të blerë Mercedesin, vlerëson gjykatësja.

Askush nuk duhet ti nënvlerësoj dhe nënçmoj qytetarët e Maqedonisë në mënyrë siç e ka bërë Gruevski i cili sipas gjykatëses ka bërë gjithçka të mundur dhe kundër ligjeve për të blerë Mercedesin. Ai madje ka shkuar një hap më tej duke aktruar se ai përdor makinën e vjetër që tek populli të fitoj pikë politike për zgjedhjet lokale.

Pas vendimit një grup prej rreth 50 mbështetësish të ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup ku po protestojnë kundër vendimit të kësaj Gjykate.

Midis protestuesve janë ish-kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Koneski, ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe disa të tjerë të përfshirë në rast “Shuplaka” të urdhëruara në Qendër.