Demiri për `Different`: Pas Samitit në Bruksel, Maqedonia anëtarësohet në NATO

Demiri për `Different`: Pas Samitit në Bruksel, Maqedonia anëtarësohet në NATO

13/06/2018 Off

Analisti politik Alajdin Demiri në intervistën për emisionin ‘Different’ që transmetohet në Zhurnal TV ka folur mbi aktualitetin politik në vend, problematikat që e kanë përcjellur ndër vite Maqedoninë që nga pavarësimi i saj, sistemi politik e shumë problematika tjera të cilat i tangojnë shqiptarët dhe etnitetet tjera në vend.

Në këtë intervistë të realizuar nga Zhurnal Tv z Demiri u shpreh:”Nuk është problemi vetëm i Maqedonisë por i përgjithshëm që deshën të ndryshojnë sistemin në një kohë tjetër dhe kjo frymë ishte e vështirë por problemi kryesorë ishte ai i cpronësimit e instalimit të pronës, ajo private u bë joadekuate dhe në mënyrë kriminele duke e përvetuësuar dhe filloi në këtë shkallë të rrjedh kapitalizmi sepse rrënjë kishin në këtë për shkak se politikanët dhe ish udhëheqësit u bënë pronarë, filluan proceset e përjashtimit nga puna duke i lënë njerëzit në rrugë duke mos lejuar që demokracia të zhvillohet rrjeti i tranzicionit ishte shumë i pakapshëm e nuk e caktonte kurrë se ku do të arrihet dhe pse një proces i zvaritshëm dhe një tjetër problem i vendit ka qenë përbërja e etnive në vend nëse kujtohet marrëdhëniet ndëretnike se një pjesë e të dretjave e që ishin në pjesën e përdorimit të gjuhës”, thekson kështu për emisionin ‘Different’ analisti Demiri.

Duke folur mbi sistemin e drejtësisë në vend, ai thotë se krahas ndryshimit që duhet të pësojë sistemi i drejtësisë duhet edhe ndalimi i punës për shumë gjykatës të koruptuar.

“Elita politike ishte trashigimi e sistemit se partia e parë që mori pushtetin ishte Lidhja Socialdemokrate si vazhdimësi e partisë komuniste dhe kjo elitë politike ishte peng i mënyrës së vjetër të menduarit dhe vepruarit e ata që duheshit të bënin ndryshime ishte VMRO e me atë qëllim që të mbrojë atë luftë politike që do të emancipojë elitën politike por ajo nuk ndodhi. Reforma në gjyqësi është më substancial sepse krahas gjykatësve duhet të ndryshojë dhe sistemi duhet t’u ndalohet gjykatësve të koruptuar të punojnë, debati është një nivel më i lartë e projektit që ke në kokë e platformës duhet të shpaloset shikoni tek ne në të dy palët asnjë platformë nuk është shpalosur e as realizuar në takimet e liderëve ishte një esencë e një veprim të sistemit mafioz derisa bosët mblidhen dhe do vendosin çfarë do të ndodhë”, vlerëson mes tjerave Demiri për emisionin ‘Different’.

Ndërkohë që lidhur me sistemin politik në vend dhe listat e hapura e një njësi zgjedhore Demiri thotë se Maqedonia në bazë të madhësisë së teritorit i përshtatet shumë një njësi zgjedhore dhe listat e hapura për të treguar një pasqyrë të qartë mbi elitën politike në vend.

“Këto janë procese shumë normale duke e parë madhësinë e Maqedonisë është shumë ideale që të ketë lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, mirëpo pse nuk bëhet për arsye të mashtrimeve ndëretnike se një njësi zgjedhore favorizon që ne të vegjëlit nuk humbim asnjë votë kurse listat e hapura krijojnë pasqyra më reale të elitës politike në vend”, thotë kështu mes tjerave Demiri për ‘Different’ shkruan Zhurnal.mk

Ndërkohë që gjithë intervistën me analistin politik dhe ish diplomatin Alajdin Demiri dhënë emisionit ‘Different’ në ZhurnalTV mund ta ndiqni në vazhdim: