Debat i ashpër gjatë interpelancës së Dimitrovit

Debat i ashpër gjatë interpelancës së Dimitrovit

29/01/2019 Off

Përplasje dhe akuza të ashpra mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në interpelancën e ngritur nga opozita kundër ministrit të punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Në fjalimin e tij, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka akuzuar ministrin e Jashtëm se me Marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë e ka tradhëtuar dhe dëmtuar identitetin dhe popullin maqedonas.

Marrëveshjen të cilën Dimitrov e bëri me Republikën e Bullgarisë, është tërësisht asimetrik dhe në dëm të Republikës së Maqedonisë. Përmes kësaj marrëveshje, Maqedonia obligohet për hapa të palogjikshëm dhe nënçmues ndërsa Bullgaria nuk ka asnjë obligim. (06.44 – 07.06) Humbja e dytë e madhe të cilën Nikolla Dimitrov dhe LSDM dëshirojnë ta prezantojnë si fitore të madhe është Marrëveshja e Prespës, Marrëveshje me të cilën jo vetëm që u ndryshua emri Kushtetues, u ndryshua identiteti, gjuha, kultura dhe historia e shtetit”-tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.

Dimitrov u kundërpërgjigj për këto akuza.

Kur unë replikova, u thirra në deklaratë të kolegut tuaj paraprak, se cili, duke folur në suaza të antikuizimit, ne për herë të parë e ndërtojmë identitetin maqedonas në vitin 2010. Në atë u fokusova. Vallë i duhet identitetit maqedonas gips dhe stiropol që të jetë krenar identiteti? Reagimi im ishte në mbrojtje të popullit maqedonas nga ky ofendim”-theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Edhe pse miq të dikurshëm, ndaj Dimitrovit akuza pasuan edhe nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. Ai tha se ministri i Jashtëm ka arritur karrierën e tij falë mbështetjes së marrë nga Nikolla Gruevski. Duke folur për përmendoret dhe historinë, deklaroi se LSDM dhe BDI të parat e kanë sjellë vendimin për vendosjen e Aleksandrit të Madh në Shesh, duke shfaqur dhe dokument. Shumica parlamentare kundërshtoi.

A e din z. Dimitrov kush e solli vendimin për ndërtimin e Aleksandrit të Madh në Shkup. Vendimi është sjellë në dhjetor të vitit 2004 nga Këshilli i qytetit të Shkupit me shumicë votash nga këshilltarët e LSDM-së dhe BDI-së, pyetni z. Ahmeti nëse nuk më besoni mua”- theksoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kur e bëtë përmendoren, oferta më e ulët ishte 2 milion euro, paguat 10 milion euro në Itali në Firence. Pse Antonio Milloshovski nuk doli këtu si burrë të thotë, më fal Nikilla, ku janë 8 milion euro?”- u shpreh Goran Misevski, deputet i PRSD-së.

VMRO-DPMNE e ngriti interpelancën kundër ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimotrov, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë./alsat/