Danielson: Në 30 shtator do të keni mundësinë unike të formësoni të ardhmen (VIDEO

Danielson: Në 30 shtator do të keni mundësinë unike të formësoni të ardhmen (VIDEO

29/08/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Marrëveshja e arritur me Greqinë është historike, ashtu është e njohur dhe e pranuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe është shembull jo vetëm për rajonin, por edhe Evropën në tërësi. Në 30 shtator do të keni mundësi unikate ta rrumbullakoni të ardhmen e këtij vendi.

Porosinë të cilën e japim është se ne fuqishëm i inkurajojmë të gjithë të japin mendimin e tyre për përmbajtjen e marrëveshjes. Me rëndësi është të zbatohet ajo e drejtë demokratike dhe të jepet vota. Ajo është mundësi e cila fitohet një herë në jetë që të vendoset për këtë çështje me rëndësi.

Këtë pasditen e sotme në pres konferencë në EU- Info qendra e theksoi drejtori i Drejtorisë për zgjerim dhe politikës së fqinjësisë të KE-së, Kristijan Danielson, i cili tha se referendumi do të jetë më rëndësi esenciale për hapat e ardhshëm kur bëhet fjalë për integrimet euroatlantike. Në pres konferencën ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

“Komisioni fuqishëm është i përkushtuar ta mbështet vendin në reformat dhe perspektivat e BE-së. Gjatë vizitës në korrik, komisari Han ka ngritur procesin e skriningut me të cilën do të njihen ministrat e BE-së dhe Komisioni do të mund të evoluojë në implementimin e legjislaturës evropiane, duke filluar nga fusha kruciale e sundimit të së drejtës”, ka thënë Danielson.

Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësuesit e Qeverisë dhe liderët e partive kryesore politike ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e Shoqërisë civile.

StictyBanner mes postimeve mobil
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në takimin me partinë kryesore opozitare i kanë dhënë qëndrimin e tyre lidhur me atë nëse do të dalin në referendum dhe nëse nuk dalin cili është mendimi i tyre rreth taktizimit për referendumin, Danielson ka thënë se “referendumi është me rëndësi esenciale për të ardhmen euroatlantike të vendit”.

“Bashkësia ndërkombëtare ka mirëpritur rezultatin e diskutimeve mes Greqisë dhe këtij vendi për këtë çështje. Me rëndësi është qytetarët ta shfrytëzojnë mundësin që e ofron referendumi që të japin votën e tyre, të jenë pjesë e vendimmarrjes për këtë çështje me rëndësi”, ka thënë Danielson.

Ai ka sqaruar se me opozitën kanë pasur diskutime rreth reformave rreth çështjes së emrit.

“Ata ende mendohen se si do të jetë qëndrimi i tyre lidhur me referendumin e 30 shtatorit”, ka shtuar Danielson.
Lidhur me reformat kyçe që duhet t’i zbatojë Qeveria për tre çështjet që BE i

caktoi në qershor dhe nëse ka vlerësim se deri ku është implementimi, ai tha se ka vendosmëri nga ana e Qeverisë e cila njeh atë kërkohet në mbulimin e atyre çështjeve.