Corbyn: Kërkojmë një referendum të dytë për Brexit-in

Corbyn: Kërkojmë një referendum të dytë për Brexit-in

09/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Pas shumë votave të humbura nga ana e partisë opozitare në Britaninë e Madhe, Labur, më në fund vjen dhe kthesa e shefit të saj, Jermey Corbyn ku në emër të partisë së tij kërkon një referendum të dytë për Brexitin. Ai tha se e kërkon këtë referendum të dytë me çdo kusht vetëm që vendi mos dale nga BE-ja pa një marrëveshje ku do ti shkaktonte Britanisë së Madhe një dëm ekonomik të pallogaritshëm.

Në rast se ky referndum i dytë mbi Brexit-in do të pranohet, Partia Labur këtë herë do të zhvillojë një fushatë për të qëndruar në BE, duke u distancuar kështu nga dalja e vendit nga BE-ja dhe duke hedhur poshtë vullnetin e popullit të shprehur në vitin 2016 ku u votua qartë për një dalje nga BE-ja. Por që atëherë kanë kaluar tri vjet dhe kjo nuk ka ndodhur ende dhe sot më shumë se kurrë vendi ndodhet në një udhëkryq.