Cikloni godet Afrikën Jugore, 150 të vdekur (VIDEO)

Cikloni godet Afrikën Jugore, 150 të vdekur (VIDEO)

17/03/2019 Off

Mozambiku, Zimbaveja dhe Malawi janë goditur nga një ciklon i fuqishëm që ka shkaktuar 150 viktima dhe qindra të zhdukur. Në zonat rurale më të varfra mijëra njerëz janë izoluar për shkak të rrugëve që kanë dalë jashtë përdorimit.

Më shumë se 1 milion njerëz janë goditur nga ky ciklon në tre vende të Afrikës Jugore, sipas të dhënave të OKB’së dhe burimeve qeveritare zyrtare. Qendra më e madhe e dëmtuar është qyteti portual i Beiras, ku është mbyllur edhe aeroporti, nuk ka energji elektrike dhe shumë shtëpi rezultojnë të shkatërruara.

Që të premten cikloni tropikal shkaktoi përmbytje edhe në jug të Malawi dhe në disa zona të Zimbabwe.

Shirat e furishëm kanë shkatërruar shumë ndërtesa, rrugë, porte dhe qeveria e Malawi dhe e Mozambikut ka shpallur gjendjen e emergjencës duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Cikloni Idai ka goditur shtetet afrikane me erëra që arrijnë deri në 225 km/orë.

Qytetarët ishin njoftuar më parë për këtë stuhi dhe për situatën e rrezikshme që do të vinte.

Shiqoni videot për më shumë: