Burrat shqiptarë janë të pamoralshëm dhe të frustruar seksualisht

Burrat shqiptarë janë të pamoralshëm dhe të frustruar seksualisht

18/07/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Gjatë javëve të fundit presidentja e Koroacisë ishte nga figurat më të komentuara në botë, dhe në vendin tonë. Por disa kometntet si duket nuk i paskan pelqyer aktivistës së drejtave të grave, Zana Avdiut, e cila në një status ne rrjetin social Facebook, ka kritikuar sidomos burrat shqiptarë që sipas saj presidenten kroate e panë vetëm si një objekt seksual.

Më posht statusi i saj origjinal:

Nuk paska lane burre shqiptar pa i komentu perqafimet e presidentes korate, dhe festimet e saj ne zhveshtore, bashke me futbollistet.

Krejt e paskan perqeshe, akuzu e moralizu…madje, disa paskan shku aq larg, tu pyet “a ka burre kjo”.

Kjo tregon se sa te frustruar seksualisht dhe te pamoralshem jane burrat shqiptare.

Qe jane te frustruar seksualisht tregon fakti se: e gjithe bota, perqafimet e presidentes i ka pa si perkujdesje prindrore dhe meshire. Te gjithe e lavduan per sjelljen e mire. Ndersa, burrat shqiptare perqafimet e saj, i shihnin si perqafime me qellime seksuale. Nuk e kishin dert, qe ata djemte ishin edhe ndoshta 30 vjet ma te ri se ajo.

Cdo koment qe eshte be per te, flitet vetem per fizikun e saj, bukurine e saj!

E qe jane te pamoralshem, tregojne se ato cka ata i quajne vepra te pamoralshme, ata i bajne vet cdo dite. Secili nga ata me shume qejf e kish perqafu presidenten korate, por jo ne kuptimin e perkrahjes dhe meshires qysh ka vepru ajo, por per qellime seksuale.

Ate qe keta e konsiderojne te keqe dhe te pamoralshme, i bejne vet cdo dite. Kjo i ben dy here te pamoralshem, ata.

Pervec frustrimit seksual dhe imoralitetit jane te zhytyn thell ne injorance patriarkale.

Pyetja “ a ka burre ajo”, e tregon mese miri nivelin jashtezakonisht e ulet te dijes t’tyne. Mentalitet fisnor dhe shpellar, e qe nuk kane haber se cka eshte shteti, kerkojne qe presidentja e shtetit ti nenshtrohet pushtetit te burrit. Nje burri qe nuk ka kurrefare roli ne shtet, por vec ka qelluar te jete bashkeshorti i nje presidente. Sipas tyne me i rendesishem eshte burri sesa institucioni me i larte i nje shteti.

Nuk eshte pahiri gjendja ne te cilen jemi, kur dihet se te gjitha pushtetet e shoqnise, jane nen kontrollin e burrave. Pra, prej ktyne burrave per te cilet fola!