BDI e kapur, ndërsa ASH dhe LB kanë shansin historik ose ta lënë hapur dyerën për synimin e Barazisë ose ta mbyllin së paku edhe për dy dekada !

BDI e kapur, ndërsa ASH dhe LB kanë shansin historik ose ta lënë hapur dyerën për synimin e Barazisë ose ta mbyllin së paku edhe për dy dekada !

07/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Qeveria si propozuese e ndryshimeve kushtetuese ka pranuar vetëm një amandament të ASH-së i cili ka të bëjë me Ligjin për zbatimin e kushtetutës ,plotësisht i argumentuar edhe pse në shikim të parë ka karakter plotësues teknik. Por nuk ka pranuar asnjë nga amandamentet tjera të ASH dhe LB të cilat ndonëse mund të hekurosen në aspektin nomoteknik por janë përmbajtësore dhe të drejta.

Qeveria e kryesuar nga Zoran Zaev me 9 janar e ka shansin për të REFLEKTUAR dhe për të ekuilibruar këtë proces mjaft të nevojshëm për vet shtetin. Qeveria, fundja duhet detarimisht të ekuilibrojë lidhur me amendimet sepse thjesht fjala është për çështje që në parim janë të panegociushme për botën demokratike dhe për praktikat e përmbajtjeve të kushtetutave demokratike.

Qeveria, si rrjedhjojë, shkeli mbi parimet e sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor,vetëm e vetëm për të siguruar 2/3 e votave në kuvend për ndryshimet kushtetuese. ndërsa për amandamentet e etabluar nga ASH dhe LB nuk shkelet në asnjë mënyrë mbi këto parime, përkundrazi me këta do të shpërfaqet kohezion dhe tolerancë e brendshme në vendë.

Mund të numërohen edhe në mënyrë taksative se të gjitha KËRKESAT e shtruara nga grupi prej 8 deputetëve i amputuar nga Vmro-Dpmne , qeveria si propozuese e ndryshimeve kushtetuese i PRANOI, edhe ate në mënyrë ,,maestrale,, në kohë rekorde duke i implementuar edhe me ligjet që u kërkuan. Pra pajtimi i shum përfolur rezultoi si AMNISTI për ngjarjen e 27 prillit ; ndryshimet në Kodin Penal rezultuan po ashtu me lirimin nga paraburgimi i disa nga ish-funksionarët, duke u transferuar në burg shtëpiak. E gjith kjo mbase edhe e pranuar publikisht u bë për tu siguruar 2/3 e votave në kuvend.

Në aspektin e menaxhimit në politikë, në një farë mënyre duhet kuptuar edhe kryeministrin Zaev, por a duhet kuptuar në plotëni akrobacionet e tij ?!

Teoria e z. Zaev se gjithçka duhet tejkaluar në heshtje në këto momente historike gjithnjë duke potencuar për hirë të integrimit në Nato dhe BE, duke aluduar tek opozita shqiptare, është jo korekte dhe diletanteske. Andaj shtrohet pyetja; -Çfarë kërkoi Zaev nga Sela dhe Kasami ? Të heshtin dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese , të mundohen grupet punuese të hekurosin qëndrimet për tekstin e propozim-amandamenteve APO ka tentuar tu OFROJË joshje në forma të ndryshme.

Fundja politika është DIALOGIM në ecje dhe kët Zaev si duket edhe pse me shum akrobacione por po vë në praktikë. Megjithate , tani është momentumi për të reflektuar dhe të prononcohet publikisht se ,,Jetë për të gjithë,, mund të ketë kur për të gjithë të ketë BARAZI NË KUSHTETUTË.

Një gjë është e njohur, edhe përkundër faktit se BE dhe SHBA-të Marrëveshjen e Prespës gjegjësisht ndryshimet kushtetuese i shohin madje edhe i mbështetin kuptohet nga këndi i INTERESAVE gjeostrategjike dhe gjeopolitike të tyre për vendet e Ballkanit përfshirë këtu edhe Maqedoninë, por pa ndërhyrë në ate se si do të meren vesh shqiptarët dhe maqedonasit si popuj më në numër në vend, për statusin e tyre në kushtetutë dhe bashkëpronësinë juridiko/politike të shtetit.

Madje, Marrëveshja e Prespës nuk cënohet me amendimet e opozitës shqiptare ,por këta të fundit synojnë determinimin real,faktik dhe historik të çështjeve që janë kontestuese. Sepse Marrëveshja e Prespës nuk është marëveshje në mes maqedonasve dhe grekëve por është Marrëveshje ndërshtetërore në mes dy shteteve që në fakt ngërthejnë REALITETE të ndryshme.

Pavarësisht se qeveria a do ti sigurojë 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, opozita shqiptare deri më tani është dashur që ta kishte furnizuar me argumente të bollshme faktorin ndërkombëtarë për synimin e tyre. Se pa dyshim , kanë ndërmarë deri më tani të gjitha veprimet politike si opozitë për të mbështetur rrugëtimin e vendit në procesin euro-atlantik, dhe për këtë ide sublime ,qeveria nuk do të mundt ta satanizojë para faktorit ndërkombëtarë opozitën shqiptare. Prandaj është e rradhës qeveria të reflektojë dhe bashkërisht të ecet përpara. Mos rreflektimi nga ana e qeverisë, ndonëse opozitën shqiptare për mos mbështetjen në votim do të mund ta lenë disa muaj në izolim nga faktori ndërkombëtarë, por nuk do të mund ta izolojë nga shqiptarët. Sepse me mos reflektimin e qeverisë, opozita shqiptare do të lenë GJURMËN më sublime në politikë e ajo është se mos votimi i ndryshimeve të kësi soji të kushtetutës, për shqiptarët do të mbetet GARANCË për mospranimin e poshtnimit dhe shantazhimit dhe dyer e hapur që shqiptarët edhe më tutje të synojnë BARAZINË që u takon me kushtetutë, STATUS i suprimuar në vitin 1991 dhe 2001 edhe pse fjala është për të drejta veç më një herë të fituara që me kushtetutën e vitit 1974 të (RSM).

Bdi është e kapur dhe e shantazhuar, ndërkaq Ash dhe Lb i mbetet ose ta lënë hapur dyerën e barazisë së shiptarëve si synim legjitim dhe konstant ose ta mbyllin së paku edhe për dy dekada.

( q.aliu )