Barcelona shpallet kampione, Messi vendimtar (VIDEO)

Sport

Barcelona është zyrtarisht kampion për sezonin 2018-19. Skuadra katalanase ka siguruar titullin 3 javë para fundit pas fitores minimale 1-0 ndaj Levantes.

Në “Camp Nou” ndeshjen do ta vendoste si gjithmonë i përhershmi, Lionel Messi. Argjentinasi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, teksa do të shënonte në të 63-ën, duke përfituar nga rrëmuja në mbrojtjen e miqve, duke e pasur të thjeshtë brenda zonës. Ky ishte goli i 33në këtë sezon në La Liga për yllin argjentinas, i cili është lotë 12 gola më lart se Benzema.

Skuadra e Valverdes ruajti rezultatin deri në fund duke siguruar matematikisht titullin kampion, pasi janë në kuotën e 83 pikëve, 9 më shumë se Atletico Madrid. Ky është kampionati i 26-të për skuadrën blaugrana, i dyti radhazi.