ASH: Urojmë që kandidati i BDI-së të jetë shqiptarë!

ASH: Urojmë që kandidati i BDI-së të jetë shqiptarë!

30/01/2019 Off

Pas njoftimit nga BDI, së do të garojnë me kandidat shqiptarë për President në zgjedhjet e ardhshme, i menjëhershëm ka qenë edhe urimi i Aleancës për Shqiptarët për këtë vendim të guximshëm që BDI mori në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, sonte në Reçicë.

Ja edhe urimi i ASH, dërguar mediave:

Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar.

Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idene e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje.

Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfiden që Kryetari i ASH-së z.Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu perballur me Ju

Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën – zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Aleanca për Shqiptarët!