ASH rikujton kryeministrin Zaev

ASH rikujton kryeministrin Zaev

23/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e kryesisë qendrore të mbajtur sot në selinë e kësaj partie në Tetovë, ka dalur me qëndrim në lidhje me propozimin e fundit të qeverisë rreth propozimit të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë , njofton fol.

Në komunikatën e lëshuar për media nga Aleanca për shqiptarët thonë:“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim politik dhe strategjik i pakompromis i Aleancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët ripërsërit qëndrimin e saj, se është kundër çdo tendence për të sllavizuar emrin e shtetit, në cfardo lloj forme qoftë.

Në lidhje me informatën e liferuar në opinion për propozimin e ri të shtetit, Aleanca për Shqiptarët konstaton se ky emërtim është goditje e rëndë mbi karakterin sekular të shtetit, si një ndër themelet bazë të demokracisë liberale.”.

Poashtu nga kjo parti thonë se” Kryesia e kësaj partie, përkrah përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të kontestit me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit si dhe njëkohësisht i rikujtojnë kryeministrit të vendit që shqiptarët në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm politik, nuk mund të përfaqësohen nga dikush që është i delegjitimuar radhazi nga votuesit shqiptar, në disa cikle zgjedhore”, thuhet në komunikatën e ASH-së”./fol.mk