Asaf Ademi fillon bashkëpunimin me Fatime Fetain, do i dërgojë në burg paraardhësit nga VMRO dhe BDI?

Asaf Ademi fillon bashkëpunimin me Fatime Fetain, do i dërgojë në burg paraardhësit nga VMRO dhe BDI?

05/06/2018 Off

Që në ditën e parë në postin e tij ministror, Asaf Ademi ka filluar bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e cila heton shumë projekte në këtë ministri për malverzime të bëra në kohën kur udhëhiqej nga VMRO dhe nga BDI-ja.

Burime të Gazetës Lajm thonë se Ademi në ditën e parë veçmë është takuar me prokuroren speciale, Fatime Fetai, ku i ka premtuar përkrahje të fuqishme hetimeve të PSP-së për malverzimet e bëra në kulturë.

Nga PSP konfirmojnë se një përfaqësues i tyre është takuar dje me ministrin e ri, duke mos precizuar nëse vërtetë ka qenë prokurorja Fetai.
Këtë e konfirmoi edhe vetë Ademi. Ai tha se nuk është njoftuar ende detajisht me raportin për parregullsitë në punën e Ministrisë së kulturës në vitin 2016, që para katër ditëve e publikoi Enti Shtetëror për Revizion, por theksoi se janë të hapur për bashkëpunim me Prokurorinë Speciale Publike dhe institucionet kompetente.

“Ne jemi të hapur për të gjitha institucionet. Prokuroria speciale publike është e mirëseardhur që t’i shqyrtojë të gjitha dokumentet. U takova me një përfaqësues të PSP-së që dje ishte në Ministri. Unë do të vazhdoj, e kjo është edhe politikë e Qeverisë, që kudo që ka krim, do të jemi të hapur për bashkëpunim me PSP-në, si dhe me institucionet tjera”, deklaroi Ademi.

Aktiviteti i parë i tij e punës në postin e ministrit ishte hapja e simpoziumit për menaxhim të kulturës, i organizuar nga ambasada amerikane në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.