Aleksandar Vuçiq kërkon mbështetjen e BE-së për ndryshimin e kufijve

Aleksandar Vuçiq kërkon mbështetjen e BE-së për ndryshimin e kufijve

27/08/2018 Off

Postimi është lexuar 98 herë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një konference të përbashkët me Hashim Thaçin, që sapo u mbajt në samitin e liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë, kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.

Vuçiq tha në konferencë për shtyp se Serbia nuk mundet të arrijë marrëveshje me Kosovën, nëse ajo nuk fiton asgjë nga ajo.

Ai gjithashtu i kërkoi Bashkimit Europian që ta mbështesin marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk mund të arrijmë marrëveshje pa mbështetjen tuaj personale president, por edhe pa mbështetje të BE’së”, i tha Vuçiq Alekxander Van der Bellen.

Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet ta frikësojë askënd e as korrigjimi i kufijve”, tha presidenti.

Po ashtu, presidenti i Austrisë, mbrëmë ka pohuar se faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet brenda vitit.

Deklarata pro ndryshimit të kufijve kanë ardhur edhe nga kabineti i Donald Trump, këshilltari i tij, John Balton, ka theksuar se SHBA nuk do të jetë pengesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi në rast se palët merren vesh edhe për shkëmbim të territorit.