Agim Nuhiu nuk i kursen edhe drejtorët e BDI-së, prangos Armend Shaqirin drejtorin e burgut në Strugë

Agim Nuhiu nuk i kursen edhe drejtorët e BDI-së, prangos Armend Shaqirin drejtorin e burgut në Strugë

07/07/2018 Off

Postimi është lexuar 85 herë!

Aksion kundër shpërndarësve të drogës dhe kontingjenteve të krimit në Strugë, ka rezultuar me spastrimin e vetë strukturave në polici dhe drejtësi, të korruptuara dhe mbështetëse të krimit.

Në një operacion në Livadhi dhe në Strugë, disa persona janë vënë në pranga, përfshi edhe drejtorin e burgut të Strugës, Armend Shaqiri, sipas dyshimeve të para, jo vetëm që ka shpërdoruar detyrën duke lënë në liri dy shpërndarës droge, por dyshohet se me persona të tjerë i ka mbështetur ata me logjistikë për veprimtarinë e jashtëligjshme.

Një inspektor policie është gjithashtu nën dyshim. Informacionet flasin se në pranga është edhe një person me inicialet R. K i gjykuar për droge me rreth 200 kg.

Ndryshe ditë më parë zv/ministri i Punëve të Brendëshme, Agim Nuhiu tha se Askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Do të goditet çdo profil i krimit!

“Ne aksionin e fundit policia e shtetit ka kapur tetë persona nga Shkupi, Struga, Velesi dhe Negotina që për dy vitet e fundit kanë plaçkitur familje të ndryshme me kërcënime për gjoja borxhe!

Askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Do të goditet çdo profil i krimit!

Vazhdojmë të papërkulur…” është shprehur Nuhiu.

Nuk dihet nëse Nuhiu do të vazhdojë edhe në Tetovë, pasi siç mësohet se në disa shkolla shpërndaërsit e drogës kanë bashkëpunuar edhe me pjestarë të policisë./TS/