Aeroporti i ri i Stambollit , më i madhi në botë (VIDEO)

Aeroporti i ri i Stambollit , më i madhi në botë (VIDEO)

18/10/2018 Off

Postimi është lexuar 118 herë!

Aeroporti i ri i Stambollit është një aeroport ndërkombëtar në ndërtim e sipër në rrethin e Arnavutköy në anën evropiane të Stambollit.

Projekti i aeroportit është planifikuar si aeroporti më i madh në botë, i cili pritet të përballoj 200 milionë pasagjerë vjetor. Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 7 miliardë euro, duke përjashtuar kostot e financimit.

Tenderi për ndërtimin dhe funksionimin e objektit deri në vitin 2030, u mbajt më 3 maj 2013.

Aeroporti do të vendoset 20 kilometra jashtë qytetit në bregun e Detit të Zi dhe do të ndërtohet në katër faza, me të parën që pritet të hapet në 2018.