12 vjeçarja me IQ më të lartë se të Ajnshtajnit

12 vjeçarja me IQ më të lartë se të Ajnshtajnit

05/03/2019 Off

Dymbëdhjetë vjeçarja, Nishi Uggalle, kampionia e re e shfaqjes “Genius Channel 4”, thuhet se ka koeficientin e inteligjencës (IQ) më të lartë se të Ajnshtajnit.

Kjo tingëllon mbresëlënëse, mirëpo sa në të vërtetë duhet të marrim koeficientin e inteligjencës si matje për kapacitetit intelektual, dhe a mund të krahasohet kjo 12 vjeçare me Albert Ajnshtajn?

Fillimisht, problemi qëndron se askush nuk e di se çfarë koeficienti kishte Ajnshtajn, pasi ai asnjëherë nuk u testua. Supozohet se ka pasur IQ prej 160, koeficient ky i cili barazohet me nivelin e gjeniut, transmeton Indeksonline.

Kur Nisha u testua, pothuajse tre vjet më parë, një organizatë për njerëzit me IQ shumë të lartë, ajo shënoi 162-rezultatit më të lartë të mundshëm në testin që ajo po bënte.

Qëllimi i një testi IQ nuk është matja e njohurive, por aftësia e individit për të mësuar dhe shpejtësia e tyre në thithjen e informacionit.

Zëdhënësja e organizatës Mensa, që e ka testuar 12 vjeçaren, thotë se ekziston një korrelacion i fortë midis IQ të lartë dhe shëndetit të mirë, jetëgjatësisë dhe suksesit në karrierë, por ajo gjithashtu pranon se një IQ e lartë mund të prodhojë izolim social./Indeksonline