| Lajme nga Kosova |
Nga Asllan Dibrani
Edhe dita e djeshme me plot acar, me një petk te bardhe nga dëbora Vetëvendosën nuk e zmbrapsi, por përkundrazi, u grumbulluan në forma masive drejt dy pikave Merdare dhe Dheu i Bardhë ku u mbajtën protestat . Protesta paqësore e Lëvizjes Vetëvendosje, duke qëndruar në këto temperatura të ulëta dhe duke e solidarizuar dhe ndihmuar edhe nga populli me ushqim, pije, batanije, e mjete të tjera logjistike, që janë më se të nevojshme për qëndrimin e protestuesve në këtë mot të ftohtë me moton, mbrojtjen e Republikës se Kosovës të abuzuar, përdhunuar , anashkaluar dhe nëpërkëmbur nga Politika e Serbisë.
| Lajme nga Kosova |
Gazeta Nacional Albania pasqyron për lexuesit e saj intervistën ekskluzive të z. Albin Kurti, lideri i lëvizjes Vetëvendosje të realizuar nga Redan Bushati. Në këtë intervistë të marrë nga z. Bushati, lideri i Vetëvendosjes ka prekur një sërë çështjesh kryesore dhe të debatueshme, ku më e rëndësishmja mbetet vullneti i popullit shqiptar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithashtu, z. Kurti ka folur edhe për aktivitetin politik të Vetëvendosjes!, si dhe për çështjen e reciprocitetit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Më poshtë keni mundësi të lexoni intervistën e plotë me z. Albin Kurti.
| Lajme nga Maqedonia |
Deri te :SHQIP.DK
Demant-Ndaj shpifjeve dhe te pavertetave te Kryetarit te Komunes te dhe me date 13.01.2012.
Shkruan : Fatmir Velija –Drejtor sh.f “Fan Noli” f.Trebosh i shkarkuar pabazë nga ana e Kryetarit të Komunës.
Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Zhelinës z.Fatmir Izairit dhe opinionit të gjërë.
( Për hirë të vërtetës dhe vetëm të vërtetës! )
I nderuari Kryetar i Komunës së Zhelinës të nderuar qytetar për hirë të vërtetës për shkakun e shkarkimit tim nga funksioni dhe puna me aktvendimin tuaj athok dhe të ngutshëm ,jam i detyruar që në mënyrë të detajuar dhe objektive ti njoftoj qytetarët e f.Trebosh ,Komunës së Zhelinës ,prindërit,nxënësit dhe të gjith ato që më njohin.
| Lajme nga Diaspora |
Shkruan Asllan Dibrani

Me fjalën shtetësi kuptojmë se është (dokument zyrtar)-me të cilin përcaktohet përkatësia shtetërore e individëve. Zakonisht në praktikë gjithë banorët e lindur të një shteti, kanë përkatësinë shtetërore të ati vendi ku ka lindur. Ka ndryshime në disa shtete, qe qytetari i huaj nuk mundet me qenë përfitues i shtetësisë se ati vendi edhe me shumë vite, siç është rasti i shumë qytetarëve shqiptarë, qoftë nga( Shqiperia ,Kosova apo pjesë tjera me popullatë shqiptare) në Ballkan. Ka shqiptarë, deri me 25 vite qëndrimi në vende e huaja pa shtetësi përkatëse te atij shteti, si shembull në Gjermani ka shume shqiptarë qe kategorizohen të pa shtetësi. Akoma kanë disa shtetësinë jugosllave(serbe) qe në praktikë nuk njihen as "shtetas kosovar" qe edhe në regjistrimin e popullatës në Kosovë në vitin e kaluar, i kushtoj mjaft Kosovës ne raport me numrin egzistues.
| Lajme nga Diaspora |
Vendimi i një Gjykate të Stockolmit
Stockholm, 20 janar
Një 34 vjeçar serb nga Bosnja, u dënua sot nga Gjykata e Rrethit e Stockolmit me burgim të përjestshëm, për shkak të pjesëmarrjes në masakrën ndaj shqiptarëve në fshatin Çysk të Kosovës gjatë vitit 1999. Ai ishte i akuzuar për krim krim kundër njerëzimit, për varsje, për tentim vrasje dhe zjarrëvenje të shtëpive në fshatin Çysk të Kosovës në maj të vitit 1999.
| Lajme nga Diaspora |
Nga Asllan Dibrani
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Shqipërinë e kishim në shpirt gjithmonë ne kosovarët! Nuk patëm rastin ta shohim vendin amë të lirë asnjëherë, deri sa u thye kufiri shqiptaro- kosovar në luftën e Kosovës. Një kufi ne zemrën e shqiptarëve i improvizuar me forca të rrepta kontrolli si nga jugosllavet ashtu edhe nga sistemi monist i Enver Hoxhës. Edhe kur u liruam pakëz ,ishim te shkapërderdhur nëpër botë. Për ta vizituar Shqipërinë patëm rastin pas viteve 90-ta ,por edhe pas luftës se Kosovës . Neve qe jetonim në shtetet e perëndimit ishim të detyruar, rreth e rrotull me u sjellë nëpër Austri ,Itali , Shqipëri për me arritur në Kosovë . Atë rrugë e kam marr edhe unë shpeshherë . Ëndrra e jonë u bë realitet qe ma në fund, të jemi në tokën e dëshiruar, në Shqipërinë mëmë të dashur dhe të shtrenjtë! Aty u takoheshim me familjet tona, me qe e kishim të ndaluar Kosovën , aty u çmalleshim ne mes veti. Shqiperia u bë strehë dhe vend takim për shumicën e mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, qe per shkaqe politike kishim vite e vite qe nuk i kishim parë familjet tona .